Deputetët e Kuvendi i Kosovës nuk kanë votuar pro rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit, e propozuar nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Nga 61 deputetë sa kanë votuar për këtë rezolutë, 26 deputetë votuan pro, një kundër dhe 34 deputetë abstenuan, gjë që e bëri këtë rezolutë të mos kalojë.
Votimi i kësaj rezoluta erdhi pas një debati të deputetëve të të gjitha partive në Kuvend. Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, thanë se kjo rezolutë është me rëndësi për gratë e Kosovës.
Propozuesja e kësaj rezolute, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ftoi deputetët që të votojnë këtë rezolutë.
Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, e quajti fatkeqësi mos votimin e rezolutës, e cila nuk i mori votat e deputetëve.
Kreu i Kuvendit, Glauk Kojufca, njoftoi se Kuvendi shkon në pushim deri në ora 15:00, ku në rend dite është votimi i disa projektligjeve që kanë të bëjnë me FSK-në.


