Shef i kabinetit në Ministrin e Drejtësisë, Genc Nimoni, ka reaguar lidhur me raportimet se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka refuzuar vizën për Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe është anuluar vizita në ShBA.
Ai tha se kjo është e pavërtete dhe i quajti shpifje, duke shtuar se këto lajme kanë për qëllim shpërndarjen e informatave të pavërteta për zyrtaret e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nimoni tha se me ftesë të autoriteteve Amerikane, në muajin dhjetor të këtij viti, ministrja Haxhiu planifikon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës vizitë do të ketë takime zyrtare me përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, Departamentit për Drejtësi dhe institucione të tjera, po ashtu, në këtë vizitë, ministrja Haxhiu do të jetë edhe pjesë e konferencës globale anti-korrupsion në Washington DC.



