Policia e Kosovës ka dhënë edhe disa detaje për aksionin e të martës në një “Call-Center” në Prishtinë.
Sipas Policisë janë arrestuar 14 persona në këtë qendër, ndërsa në mesin e tyre është edhe një shtetas izraelit.
“Janë arrestuar shtatë burra kosovarë dhe gjashtë gra kosovare. Dyshohen se kanë arritur të mashtrojnë persona në vende të ndryshme”, thuhet në njoftimin e sotëm./KosovaNews/
Njoftimi i plotë i lëshuar sot për medie:
Prishtinë (NN) 08.11.2022 – 14:00. Në një qendre të thirrjeve janë arrestuar një mashkull shtetas Izraelit, shtatë meshkuj kosovar dhe gjashtë femra kosovare, nën dyshimin e bazuar se përmes komunikimeve telefonike kanë arrit të mashtrojnë persona të ndryshëm në vende të ndryshme.
Si prova material janë sekuestruar dy vetura, 167 kompjuterë, 3 laptopë, 21 telefona mobil, 2 DVR, 2 HDD, 2 USB dhe dokumentacion të ndryshme.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


