Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka konfirmuar se xhandarmëria shtesë e Eulexit ka zbarkuar sot në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se Eulexi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, të përmbushë detyrën e tij dhe të sigurojë stabilitet e siguri në rajon.