Kryeministri Albin Kurti për nesër ka ftuar në takim liderët e opozitës, pas zhvillimeve të fundit në vend.
Ftesës së tij i është përgjigjur pozitivisht edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton Indeksonline.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
“Bazuar në situatën e krijuar, kryetari Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit”, tha ajo.
Ftesës i janë përgjigjur pozitivisht edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.