Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për nesër në takim liderët e partive opozitare në vend.
Në AAK kanë konfirmuar se lideri i këtij subjekti do të marrë pjesë në këtë takim.
Lulezim Blakajt nga AAK-ja ka thënë se adresë të kryetarit Haradinaj ka ardhur një ftesë për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes. Tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
Po ashtu, edhe zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu ka thënë se Krasniqi ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, ka thënë ai.