Policia e Kosovës, ka publikuar fotot e një vajze, të cilën po e kërkon si të dyshuar për kryerjen e veprës penale, falsifikim i parasë.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, e me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët.
“Personi i kërkuar është NN, e gjinisë femërore. E dyshuara kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia kërkon nga qytetarët e Republikës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 (pa pagesë)
038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren
038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren
– E-mail adresa: [email protected]
