Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell.
Të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 6-9 gradë Celsius, e maksimalet mes 13-16 gradë Celsius.
Ndërkohë të martën do të mbajë kryesisht mot i vranët e temperaturat minimale do të jenë mes 5-8 gradë Celsius, e maksimalet mes 12-14 gradë Celsius, është njoftuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të mërkurën moti do të jetë me intervale të gjata me diell. E mot i ngjashëm do të jetë edhe të enjten.
Ndërsa të premten do të ketë sërish mot të vranët, me temperatura minimale 3-5 gradë Celsius e maksimale 12-14 gradë Celsius.


