KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak: Takim i gjatë e i vështirë me Vuçiqin, dhuna duhet shmangur
Rajon

Lajçak: Takim i gjatë e i vështirë me Vuçiqin, dhuna duhet shmangur

Kosova News
Kosova News 10:11 -05/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar mbrëmë në Beograd ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Mediat në Serbi raportuan se takimi ka zgjatur mbi pesë orë.

Vetë Lajçak shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të konfirmuar se ka qenë një diskutim i gjatë dhe i vështirë me kreun e shtetit serb.

Ai tha se llogarit në sjelljen e përgjegjshme të të gjitha palëve dhe se dhuna duhet shmangur.

“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë mbrëmë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet shmangur. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak.

Sot në veri të vendit, me ftesë të Listës Serbe, do të mbahet takimi i përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës dhe është paralajmëruar se do të merret një vendim për largimin e tyre nga institucionet.

Ndërsa paraditen e sotme është paralajmëruar edhe mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku është i ftuar edhe presidenti Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për situatën në Kosovë.

E gjithë kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e automjeteve të qytetarëve serbë me targa të Republikës së Kosovës. /KosovaNews.net/

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin

Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës

Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë

Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet e Austrisë

MPB i heq shtetësinë N.V.: Dyshohet për veprime që rrezikojnë sigurinë

TAGGED: Aleksandër Vuçiq., Miroslav Lajçak
Kosova News 05/11/2022 05/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Distria Krasniqi mposht brazilianen Pereira, kalon në raundin tjetër
13:32 -14/06/2025
Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës
13:06 -14/06/2025
Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë
12:39 -14/06/2025
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet e Austrisë
12:13 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?