KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Muzika e Kosovës ka një fuqi të madhe diplomatike, nuk ka njeri që dëgjon muzikë dhe nuk i njeh Dua Lipën, Rita Orën, Bebe Rexhën…
Kulturë

Kurti: Muzika e Kosovës ka një fuqi të madhe diplomatike, nuk ka njeri që dëgjon muzikë dhe nuk i njeh Dua Lipën, Rita Orën, Bebe Rexhën…

Kosova News
Kosova News 23:27 -04/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të edicionit të dytë të ”Prishtina Music Conference”, tha se Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë dhe se me masat që do të merren me legjislacionin e ri kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore.

Kurti ka thënë se muzika, si pothuajse të gjitha artet tjera, përballet po ashtu me tregun dhe me rolin e vetë në shoqëri. Sipas tij, krahas kësaj është edhe publiku cilësor muzikor, e artisti gjendet në tehun, ku me punën e tij ose saj duhet të mbijetojë, por edhe të mos e tradhëtojë artin e tij ose saj. Pra duhet të bëhet disi e mundshme që të mbijetosh pa tradhtuar.

“Muzika e Kosovës, ndër të tjera e ka një fuqi të madhe diplomatike. Këtë e ndeshim gjithandej kur takojmë të tjerët, sepse nuk ka njeri që dëgjon sadopak sot muzikë e nuk e njeh Dua Lipën e Rita Orën, Bebe Rexhën e Action Bronson, Ramë Lahajn, Elina Dunin, Ilir Bajrin, Shkelzen Dolin, e mund të vazhdoj me numërim edhe shumë gjatë, por nuk do të qëndrojmë këtu në foltore, sepse të gjithë jemi bashkë për t’i ndjekur ata që pasojnë pas meje në këtë mbrëmje shumë të këndshme. Anëtarsimi i rregullt në qarqet e mëdha është hapi i rradhës ku e gjithë krijimtaria jonë mund e do të lidhet me botën. Kështu Kosova tashmë është lidere e skenës muzikore në rajon dhe kontribuese në industrinë e muzikës në botë”, tha ai, ku shtoi se Qeveria është e angazhuar dhe po përmbush sektorët mungues, duke përfshirë themelimin dhe funksionalizimin e Operës së Kosovës, të cilët sonte janë duke mbajtur koncertin e tyre të radhës, e që së shpejti do t’ua bëjmë edhe shtëpinë e tyre, Teatrin e Operës.

“Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë. Në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference dua të ju njoftoj se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore. Ajo sigurisht që na prinë, por kur të na prinë duhet ta ndjekim, dhe duke e ndjekur duhet t’i ndihmojmë. Për fund, Qeveria e Kosovës nga fillimi i mandatit ka mbështetur ngjarjet më të mëdha të muzikës, si Sunny Hill Festival, festivalet e shumta të ndryshme të muzikës vjetore, Festivalin e Operas Ramë Lahaj International Opera Festival e të tjera”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Rasti Mati, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit

Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve

Kosova News 04/11/2022 04/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 42.56% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike
13:52 -12/05/2025
Aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve
13:39 -12/05/2025
Organizatat e dala nga lufta: Vizita e Trendafilovas, e papranueshme dhe fyerje
13:23 -12/05/2025
Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë – policia njofton për masa të sigurisë dhe kufizime të trafikut
13:08 -12/05/2025
Autobusi nga Kosova ngeci nën një nënkalim në Zagreb
12:59 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?