KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reforma zgjedhore në Kosovë, sot mblidhet Komisioni Ad-Hoc në Kuvend
Politikë

Reforma zgjedhore në Kosovë, sot mblidhet Komisioni Ad-Hoc në Kuvend

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 08:55 -04/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Parregullsitë e evidentuara në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mëhershme kanë treguar për domosdoshmërinë dhe nevojën e zbatimit të reformës zgjedhore në Kosovë.

E pas shumë vite shtyrje të kësaj reforme, duket se tashmë do të nisin punët për të. Kështu për këtë qëllim sot takohet në një mbledhje Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Në këtë mbledhje do të bëhet caktimi dhe organizimi i punëtorisë së radhës së Komisionit.

Ky komision nisi punën pasi është konstituar në fillim të këtij korrik me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim në Kuvendi i Kosovës.

- Reklamë -

Pjesë e këtij komisioni do të jenë deputetë e partive politike, ndërsa drejtimi do të ketë Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) do të jetë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri kryetar i Komisionit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni do të jenë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri.

Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.

Deklarata për formimin e këtij komisioni është nënshkruar nga partitë politike më 13 prill të këtij viti.

Ndërsa janë bërë një dekadë prej kur në Kosovë është iniciuar reforma zgjedhore. Kjo reformë do të përmirësonte procesin zgjedhorë, duke filluar me certifikimin e kandidatëve, listën e votuesve, votimin e diasporës, afatet kohore, financimin e partive politike, etj.

Kosova ka mbajtur një sërë procesesh zgjedhore pa përmbyllur reformën zgjedhore, e cila ishte iniciuar qysh në vitin 2011.

Mekanizmat ndërkombëtarë si Komisioni Evropian, në raportet vjetore për Kosovën kanë ngritur shqetësim për ngecjen në reformën zgjedhore.

Ndërkohë, një kërkesë të vazhdueshme për reformë zgjedhore në Kosovë kanë pasur edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

E me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, reforma ka nisur të shtrohet e diskutohet në institucionet përkatëse. Vetëvendosje e ka pasur edhe premtim elektoral se do të shtyjë përpara reformën, sidomos për faktin se do të rregullohet çështja e votimit të diasporës, që deri më tani është përcjell me shumë vështirësi./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Kreshnik Llabjani 04/11/2022 04/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?