KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot konferenca e 15-të ndaj  ish- krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale
Siguri

Sot konferenca e 15-të ndaj  ish- krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale

Kosova News
Kosova News 08:27 -04/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot do të mbahet konferenca e 15-të mbi ecurinë në çështjen, ku për krime lufte, po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo konferencë do të fillojë në orën 13:30, mirëpo për transmetimi i saj do të bëhet me 45 minuta vonesë, respektivisht në orën 14:15.

Në bazë të vendimit të gjyqtarit paraprak mbi caktimin e kësaj konference, thuhet se në të do të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e mëtutjeshëm dhe çështje të tjera.

Vendimi thotë se sa i përket nxjerrjes së provave, do të kërkohet të dihet nëse është bërë progres në procesin e zbulimit në lidhje me materialin e Rregullës 107, në veçanti, sa nga ky material mbetet për t’u pastruar dhe nëse ndonjë aplikim shtesë në përputhje me këtë rregull është i pashmangshëm.

- Reklamë -

Lidhur me përkthimet, gjykatësi paraprak ka kërkuar të informohet nëse administrata mund të sigurojë një përditësim për përkthimet e pazgjidhura, në veçanti përparimin e përkthimit të aktakuzës së ndryshuar më tej dhe grafikut të Rregullës 109 (c) dhe plotësimit të tij.

Kurse, sa i përket hetimeve të mbrojtjes dhe hapave të mëtejshëm, do të kërkohet të dihet nëse mbrojtja mund të japë më shumë informacion mbi statusin e hetimeve të tyre, veçanërisht çfarë hapash kanë ndërmarrë për të çuar përpara hetimet e tyre.

Tutje, do të kërkohet të dihet nëse ZPS parashikon ndonjë vështirësi në sigurimin e listës së 40 dëshmitarëve të parë që synon të thërrasë në gjyq deri më 18 nëntor 2022, raporton BetimipërDrejtësi.

“b. Lidhur me rregullat 153, 154 dhe 155 të Rregullores, vihet re se ka dëshmitarë që kanë dhënë disa deklarata dëshmitarësh; a do të ishte ZPS në gjendje të tregojë (nëpërmjet ERN-së së dokumentit) se cilën deklaratë (at) synon të ofrojë për pranim sipas këtyre rregullave; dhe c. Nëse palët parashikojnë ndonjë vështirësi në transferimin e kësaj çështjeje në një trup gjykues rreth fundit të vitit dhe nëse palët parashikojnë ndonjë vështirësi për t’u paraqitur para një trupi gjykues menjëherë pas dorëzimit të çështjes”, është përcaktuar tutje në këtë vendim.

Së fundi, thuhet se palët dhe pjesëmarrësit ftohen të tregojnë nëse parashikojnë nevojën për një konferencë në dhjetor përpara transferimit të çështjes në një trup gjykues.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Në këtë aktakuzë, thuhet se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara më lart, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kryer përmes pjesëmarrjes së tyre në një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe/ose kanë ndihmuar dhe nxitur krimet e ngarkuara në këtë aktakuzë.

Sipas prokurorisë, krahas kësaj ose në alternativë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Tutje, aktakuza thotë se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e akuzuara në këtë aktakuzë ishin gati të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe nuk kishin marrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e krimeve të tilla ose të ndëshkojnë autorët e saj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Kosova News 04/11/2022 04/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?