KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq për dronët: S’do t’i quaj armiqësorë sepse do të fillojnë të tallen me ne
Siguri

Vuçiq për dronët: S’do t’i quaj armiqësorë sepse do të fillojnë të tallen me ne

Kosova News
Kosova News 15:31 -03/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se vendi i tij nuk është në konflikt me askënd. Megjithatë, tha se nuk mund të lejojë askënd që të spiunojë forcat e saj të armatosura.

Me rastin e rrëzimit të djeshëm të një droni mbi objektet ushtarake afër Rashkës, Vuçiqi tha se nuk është hera e parë që një fluturake e tillë vërehet mbi kazermat e Forcave të Armatosura të Serbisë (SAF).

“I kemi vërejtur ditë më parë dhe më pas i kemi paralajmëruar. Ky lloj zbulimi dhe puna e paligjshme e inteligjencës përfaqëson një lloj agresioni kundër një vendi sovran”, u tha Vuçiqi gazetarëve në poligonin stërvitor të “Pasuljanska Livada” pranë Çuprijës, ku u mbajt një demonstrim i aftësive të Forcave të Armatosura Serbe si pjesë e stërvitjes së përbashkët “Manovrat 2022”, raportojnë agjencitë serbe të lajmeve “Beta” e “Fonet”.

Ai ka vlerësuar se me rastin e atij incidenti “menjëherë është i dukshëm aktiviteti i përbashkët kundër Serbisë”.

“Nuk do ta quaja armiqësore për shkak të konotacioneve të ndryshme në të cilat do të shfaqen aktorët politikë në vend dhe rajon, të cilët nga njëra anë do të fillojnë të tallen pse dikush do të përdorë drone pranë satelitëve dhe nga ana tjetër do të pyesin se me kë po luftojmë. Ne nuk jemi në konflikt me askënd, por a doni që dikush të spiunojë ushtrinë tonë, të hyjë në çdo hangar në territorin e Serbisë qendrore dhe të numërojë sa plumba dhe granata kemi”, tha Vuçiqi, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti serb tha se “po punojmë në drejtimin” për të përcaktuar se kush e dërgoi dronin që u rrëzua mbi Rashkë.

“Ata përdorin drone komerciale duke menduar se në këtë mënyrë nuk do të vërtetohet se kush është pronar dhe autor i veprimeve të kundërligjshme. Gjithçka tjetër mund të vendoset lehtësisht bazuar në elementët ushtarakë të cilëve u përket. Unë mendoj se e gjithë bota e di se kush çfarë ka bërë në Detin Baltik në lidhje me Rrjedhën Veriore, ndaj të gjithë pretendojnë të jenë naivë. Le të shitemi edhe ne pak naivë”, tha Vuçiqi.

Sipas tij, dronët “Skylark” të NATO-s “fluturuan rreth Bërnjakut dhe Jarinjes dje gjatë gjithë ditës”.

“Kanë qenë 200 deri në 500 metra larg vijës administrative, NATO-ja ka ndjekur të gjitha procedurat atje. I kemi parë pa problem, por nuk kemi të drejtë t’i rrëzojmë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiqi ka deklaruar gjithashtu se dronët e NATO-s janë vërejtur 200 deri në 500 metra larg kufirit me Kosovën dhe se NATO-ja ka ndjekur të gjitha procedurat, por se ata sigurisht nuk ishin aty për të “mbledhur imazhe”.

Duke komentuar deklaratat se këta ishin “dronë dasmash”, Vuçiqi tha se është në rregull nëse spiunimi në kazermë për dikë duket si përgatitje për dasmë.

Ai tha se deri në fund të vitit duhet të kryhet inventarizimi i armëve dhe municioneve që ka në dispozicion Serbia, si dhe aseteve në industrinë e dedikuar.

I pyetur se te kush mund të mbështetet Serbia në këto kohë, Vuçiqi tha: “Tek vetja dhe gjithmonë vetëm te vetja”.

Ai tha se Serbia është një vend i lirisë, i cili nuk i përmbush urdhrat e liderëve të huaj, por vetëm të popullit të vet.

Ai shtoi se mund të ndodhë që për shkak të situatës në vend të shtyjë disa vizita në vendet e huaja dhe se me shumë mundësi në fundjavë do t’u drejtohet qytetarëve për t’i informuar për presionet dhe situatën në lidhje me ushqimin dhe energjinë.

Ekspertët: ‘Dronët’ nga Kosova, shpikje e Serbisë për të bërë presion- është në situatë të palakmueshme

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Kosova News 03/11/2022 03/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?