KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekspertët: ‘Dronët’ nga Kosova, shpikje e Serbisë për të bërë presion- është në situatë të palakmueshme
Siguri

Ekspertët: ‘Dronët’ nga Kosova, shpikje e Serbisë për të bërë presion- është në situatë të palakmueshme

Kosova News
Kosova News 14:12 -03/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ekspertët e sigurisë në Kosovë, thonë se gatishmëria e ushtrisë serbe për shkak të dronëve, që sipas autoriteteve në Serbi kanë hyrë nga Kosova, është vetëm një presion nga ana e Serbisë, që i bën atëherë kur mund të ketë zhvillime të rëndësishme politike që mund të ndodhin në Kosovë.

Ditëve të fundit, shteti i Serbisë ka bërë të ditur se ka ngritur gatishmëri ushtarake për shkak, që siç thonë, të dronëve që kanë hyrë nga Kosova në Serbi dhe që kanë vëzhguar pozicionet dhe objektet e ushtrisë serbe.

Ndërkohë, në Kosovë kanë demantuar se dronët kanë shkuar nga territori i tyre. Por, eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, tha për Radio Kosovën, se kjo është bërë pasi Serbia tani është në një situatë të palakmueshme për sa i përket draft propozimeve dhe marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se kjo është një politikë e presidentit të Serbisë, Vuçiq, si një presion diplomatik që mund të destabilizohet rajoni në kohën kur mund të ketë zhvillime të rëndësishme.

- Reklamë -

“Kjo është bërë më shumë në aspektin propagandistik, pasi  Serbia tani është në një situatë të palakmueshme për sa i përket draft propozimeve dhe marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë aspekt, mendoj që institucionet e Kosovës janë të gatshme t’i përgjigjen çfarëdo nevoje dhe kërcënimi që mund t’i vijë, sepse ne kemi një partneritet të vazhdueshëm me strukturat ndërkombëtare të sigurisë në Republikën e Kosovës. Ndërkohë, Serbia ka marrë edhe një notë verbale për sa i përket cenimit të interesave të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, tha ai

Shala tha se aktualisht aspekti i sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së kufirit është në duar të Policisë së Kosovës. “Bazuar në rrethanat politike ndërkombëtare, ende Kosova nuk ka mundësi për të dërguar ushtrinë e saj për të mbrojtur brezin kufitar”, tha Shala.

“Për sa i përket asaj se sa jemi të gatshëm, unë mendoj se Policia e Kosovës ka kapacitetet e saj për t’u përballur me çfarëdo aktiviteti në strat që mund të cenojë sigurinë nacionale të Kosovës. Në këtë aspekt, sistemi i sigurisë në Kosovë kalon nëpër tri faza: në fazën e parë reagon Policia e Kosovës, në fazën e dytë EULEX-i dhe në fazën e tretë është KFOR-që, në rast se cenohet integriteti territorial. Por, në rast se të themi në mënyrë hipotetike, se mund të kemi ndonjë invazion të mundshëm ushtarak, i cili cenon drejtpërdrejt integritetin territorial të Republikës së Kosovës, mendoj që në këtë rast FSK duhet t’i mënjanojë të gjitha pengesat politike për t’iu përgjigjur interesave të shtetit të Kosovës, për ta mbrojtur dhe garantuar që asnjë centimetër i Kosovës të mos cenohet nga ushtria e Serbisë”, tha Shala

Reagime ka pasur edhe nga institucionet shtetërore të Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se pretendimet e tilla të Serbisë, janë mjet për përhapjen e panikut te qytetarët.

Mehaj i reagon Vuçiqit: Pretendimet për dronët në Rashkë, plotësisht të pavërteta

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Kosova News 03/11/2022 03/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?