Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka larguar një konstruksion pa leje në rrugën “Ukshin Hoti”.
Përmes një videoje të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook tregohet puna që po bëhet në heqjen e këtij konstruksioni.
Inspeksioni nuk ka bërë të ditur se nga kush është vendosur, porse ka lajmëruar vetëm heqjen e tij.


