Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni Policor nё Pejё, njofton se ka marrë veprimet e nevojshme duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare.
Policia njofton se menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin.
Sipas Policisë tё dyshuarat që janë arrestuar aktualisht janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit së shpejti do tё merren veprime të mëtutjeshme./KosovaNews/


