Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar një muaj paraburgim për zyrtarin e Shërbimit Korrektues të Kosovës i cili u arrestua të martën.
Zyrtari korrektues dyshohet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “blerje, posedim, shpërndarja dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.
K.R. dyshohet që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka keqpërdorur pozitën, duke lejuar kontrabandën brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.


