Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar të vendoset masa e paraburgimit ndaj një person, si i dyshuar për mashtrim për investim në kripovaluta.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se i pandehuri L.G. dyshohet që nga muaji gusht i vitit 2020 e në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete me anë të premtimit të rrejshëm se paratë e investuara në kriptovaluta do t’iu kthehen të dëmtuarve së bashku me fitimin e tyre, ka marrë shuma të ndryshme të parave nga të dëmtuarit, dhe atë në shumën rreth 500 mijë euro.
Vlen të ceket se në këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit ka aplikuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast më 12 tetor 2022, ka ndaluar dy persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, nën të cilën masë ndodhen aktualisht.


