Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se hetimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një vetëaksident.
“Sot, në orët e mëngjesit në kilometrin e 38-të, të autostradës “Ibrahim Rugova”, është raportuar se ka ndodhur një vetëaksident. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”, ka thënë Kelani.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera se a ka pasur persona të lënduar, derisa ka bërë apel te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.


