Ministria e Financave sot ka ekzekutuar pagat e muajit tetor për punonjësit e sektorit publik, por jo edhe shtesat prej 50 euro në muaj në kuadër pakos për përballje me inflacionin për këtë kategori.
Për këtë ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi tha se përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.
Ndërkaq Murati shtoi nesër pritet që të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator
Murati tha se shtesat paguhen veçmas pagës dhe llogaritet si neto.