Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Financave, Punës dhe Transferevem (MFPT) e ka hapur sërish thirrjen për mbështetjen financiare të entiteteve që ofrojnë shërbime të Kuzhinave Popullore.
Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti shërbyes i entitetit (maksimum 100 mijë euro për entitet).
Në njoftimin e saj MFPT thekson se 70% e mjeteve nga ky financim duhet të përdoren për blerjen e produkteve bujqësore vendore; 28% e mjeteve duhet të përdoren për blerjen e produkteve mbështetëse; ndërsa vetëm 2% e mjeteve mund të përdoren për shpenzime logjistike në realizimin e projektit.
Të drejtë aplikimi kanë organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e tjera të cilat zhvillojnë aktivitetin e Kuzhinave Popullore dhe ka kohë deri më 18 nëntor 2022./KosovaNews/
Për informata më të detajuara referohuni shpalljes në linkun më poshtë:


