KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja në Mitrovicë, deklarohen të pafajshëm të akuzuarit
Siguri

Vrasja në Mitrovicë, deklarohen të pafajshëm të akuzuarit

Kosova News
Kosova News 15:28 -31/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në shqyrtimin fillestar të së hënës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, i akuzuari për vrasje të rëndë, Fitim Vatovci, është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzën për vrasje të rëndë të viktimës D.S në korrik të vitit 2021 në Mitrovicë.

Ndryshe, i akuzuari Vatovci pranoi fajësinë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, por ky pranim i fajësisë nuk u aprovua nga gjykata.

I pafajshëm u deklarua edhe i akuzuari i dytë, Adrian Beqiri, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Ndryshe, të pranishëm në seancë ishin prokurori i shtetit Naim Beka, i akuzuari Fitim Vatovci me avokatët Shyqyri Syla (si mbrojtës kryesor), dhe avokatin Agim Lushta, si dhe i akuzuari Adrian Beqiri me mbrojtësin e tij, avokatin Avdi Dinaj.

Pasi i akuzuari Vatovci pranoi fajësinë për armëmbajtje pa leje, prokurori Beka i propozoi gjykatës që ky pranim i fajësisë të mos aprovohet pasi nuk është bërë në mënyrë të plotë.

Po ashtu, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Vatovci, avokati Shyqyri Syla i propozoi gjykatës që të mos aprovojë pranimin e fajësisë nga klienti i tij, vetëm për njërën pikë të aktakuzës, por i propozoj gjykatës që me rastin e marrjes së vendimit përfundimtar të merret parasysh kjo rrethanë.

Tutje, gjyqtari i rastit Radosllav Markoviq i njoftoi palët se deri më 1 dhjetor të këtij viti kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave të caktuara në aktakuzë, apo kërkesë për hudhjen e aktakuzës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 30 shtator 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Fitim Vatovcit dhe Adrian Beqirit.

Sipas aktakuzës, Fitim Vatovci më 10 korrik 2021 rreth orës 00:20 min, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë me dashje ka privuar nga jeta të dëmtuarin D.S dhe ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin J.S, si dhe ka rrezikuar kalimtarin e rastit M.B, si rezultat i një përleshje fizike që kishte ndodhur më parë në klubin “Famous Club” në mes të djemve të J.S, Sh. dhe E.S me të pandehurin Fitim Vatovci.

Më pas i pandehuri Fitim i njohur me nofkën “Laka”, që ishte në shoqërim me Adrian Beqirin shkojnë tek autolarja “Urimi” që i përket të dëmtuarit J.S dhe që gjendet te banesat “Kullat e Latës”, ku aty takohen me të dëmtuarin J.S dhe D.S, ku në këtë rast i dëmtuari J.S i drejtohet të pandehurit Fitim Vatovcit me fjalët “qka ka ndodhur bre Laka”, Laka pasi ja kthen me fjalët: “kurgju axha Jeton”, menjëherë e ka nxjerrë armën e kalibrit 9x17mm e llojit “Feg” dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të të dëmtuarve.

Sipas aktakuzës, dy predha e godasin të ndjerin D. në regjionin e gjoksit në zemër, dhe një në abdomen, ndërkaq i dëmtuari J. goditet me dy predha në abdomen dhe në shuplakën e dorës së majtë ku që të dy rrëzohen në tokë, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndërkohë, i ndjeri Driton Salihu nuk arrin të përballojë plagët dhe vdes, e ku nga autopsia rezulton se vdekja e tij ka ardhur si rrjedhojë e gjakderdhjes masive të brendshme, si pasojë e shqyerjes së barkushës së djathtë të muskulit të zemrës si dhe të mëlçisë, e të cilat janë shkaktuar nga veprimi dinamik nga predha e armës së zjarrit.

Ndërkaq, i dëmtuari J.S pëson plagë me armë zjarri në regjionin e të ndejurave djathtas dhe në regjionin e vehtes së majtë, si dhe në regjionin e shuplakës së majtë. Plagë me armë zjarri në fshikëzën urinare, gjakmbledhje përreth fshikëzës urinare, përreth zorrëve të trasha majtas dhe në regjionin e murit të barkut, si dhe shqyerje e zorrës sigmoide e shoqëruar me pezmatim difuz të cipave të barkut, lëndime këto që janë shkaktuar nga veprimi dinamik i predhave të hedhura nga arma e zjarrit e të cilat janë lëndime të rënda trupore.

Me këtë ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 dhe 1.11 të KPRK-së,

Në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës, Fitim Vatovci, në ditën, kohën dhe vendin si në pikën e parë të dispozitivit, në shkelje me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët pa leje përkatëse, ka poseduar armën e kalibrit 9x17mm e llojit “Feg” me numër serik të paidentifikuar të cilën armë e ka përdorur në kryerjen e veprës penale si në pikën e parë të dispozitivit.

Me këtë ka kryer veprën penale – “Mbajtja ne pronësi, kontroll, ose posedim te paautorizuar te armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së në bashkim real me pikën I të dispozitivit.

Tutje, në pikën e tretë të dispozitivit të aktakuzës, i akuzuari Adrian Beqiri, në ditën, kohën dhe vendin si në pikën e parë të dispozitivit, me dashje ka ndihmuar kryerësin e veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par. 1 nën par. 1.5 dhe 1.11 të KPRK-së, të përshkruar si në pikën e parë të dispozitivit, ashtu që ndihmon të pandehurin Fitim Vatovci t’i shmanget zbulimit dhe arrestimit, pasi me veturën e tij të tipit Golf të cilën e kishte të parkuar para hallës sportive e merr në veturë dhe ikin në drejtim të panjohur.

Me këtë ka kryer veprën penale – “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par. 2 nën. 2.1 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Gjithashtu lexoni:

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Kosova News 31/10/2022 31/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?