Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, janë bërë gati për ta pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe tashmë janë në Aeroportin e Prishtinës.
Kryeministri e ambasadori shihen në një fotografi derisa po e presin bashkë.
“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti mezi po e presim ardhjen e kancelarit Scholz në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Rohde në Twitter.
Looking forward with Prime Minister @albinkurti to welcoming ?? @Bundeskanzler Scholz in ?? Kosovo! pic.twitter.com/18KIvMw3rH
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 10, 2022
Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të qëndrojë paraditen e së premtes në Prishtinë ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe së bashku do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Kancelari pritet ta takojë edhe kontingjentin gjerman të trupave të KFOR-it.
Pozitë dhe opozitë presin nga kancelari Scholz mesazh të qartë për liberalizimin e vizave, mbështetje ndaj Procesit të Berlinit dhe intensifikim të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.
Duke komentuar vizitë kancelarit Scholz në Kosovë, kryeministri Kurti gjatë ditës së enjte tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit./Kosovanews/