KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mosha e pensionimit për policët e Kosovës pritet të jetë 55 vjeç
Siguri

Mosha e pensionimit për policët e Kosovës pritet të jetë 55 vjeç

Kosova News
Kosova News 23:36 -30/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumë shpejt në uniformë të Policisë së Kosovës mund të mos shihni zyrtarë më të moshuar se 55 vjeç.

Të paktën kështu thuhet në një draft-projektligj për pensiononim që janë duke punuar institucionet e vendit.

Neni 6 i këtij drafti thotë se mosha e pensionimit të rregullt është 55 vjeç. 10 vjet më re sesa tash, kur policët pensionohen në moshën 65 vjeçare.

Nëse ky draft votohet rreth 1500 policë do të pensionoheshin menjëherë. Ata do të merrnin për pension pak më shumë se gjysmën e pagës bruto.

- Reklamë -

“Baza e pensionit të rregullt të zyrtarit policor nga grada polic i lartë deri në gradën kolonel është katër dhjetë 40% e pagës bruto të zyrtarit policor në momentin e pensionimit. Për çdo vit shërbimi si zyrtar policor, koeficienti i përqindjes rritet për 2%, por nuk mund të kaloj gjashtëdhjetë 60% e pagës bruto”.

E për ata që nga 50 vjeç duan të pensionohen drafti parasheh pagë më të ulët. Më së paku 15 vite shërbim në Polici dhe Inspktorat, të pensionuarit marrin vetëm 35% të pagës bruto.

Përpos pensioni të rregullt, vullnetar parashihet edhe kategoria e pensionimit invalidor dhe familjar.

“Lartësia e pensionit të bashkëshort/it-ës, bashkëshort/it-ës jashtëmartesor është pesëdhjetë 50% e pensionit që i është paguar pensionistit.”, thuhet në këtë draft shkruan RTV Dukagjini.

Pikërisht për këtë nen ka vërejtje Sindikata e Policisë përkundër se nuk janë njoftuar zyrtarisht nëse ky draft do të përcillet për në komisione.

“Edhe kjo për neve është e papranueshme, pse të mos jetë 100%, pse mos ta gëzojë një bashkëshorte-bashkëshort që mbas vdekjes së njërit prej tyre ta merr pensionin e njëjtë.  Nga Sindikata e Policisë së Kosovës thonë se ky draft është i njohur për ta, përkundër që zyrtarisht nuk e kanë pranuar”, deklaron Imer Zeqiri.

Sindikalisti Zeqiri thotë se nëse ky draft kthehet në ligj kanë edhe kundërshtime të tjera.

“Kjo përqindja maksimale të jetë të paktën minimumi 80% e pagës bruto, sepse bazuar edhe në standardet dhe kushtet aktuale duke u bazuar edhe në polici e Rajonit që i kemi e që ata pensionohem te Maqedonia p.sh. me pagën e fundit që e merr”, deklaron kreu i Sindikatës.

Ministria e Brendshme as nuk e konfirmuar por as mohuar ekzistencën e këtij drafti. Të paktën deri në publikimin e këtij raporti.

Ndërkohë disa nga anëtarët e Komisionit për Siguri kanë thënë se nuk e kanë parë draftin, por që të ditën e marte pritet të sillet në këtë komision.

Policia e Kosovës numëron rreth 9500 zyrtarë në radhët e saj.

Gjithashtu lexoni:

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Kosova News 31/10/2022 30/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?