Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit tha se “Kosova nuk është e Albin Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët”.
Në reagimin e tij, Bajqinovci e pyeti Çitakun se ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial.
“Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?!”, shkroi Bajqinovci në rrjetin social Facebook.


