Një person është lënduar si pasojë një aksidenti që ka ndodhur në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Sot rreth orës 17:00 ne rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha zëdhënësja Ahmeti.


