Njësitet kundër kontrabandës nga Dogana e Kosovës bashkë me Njësitet relevante nga Policia e Kosovës, me qëllim të zbatimit të misionit për sundim të ligjit dhe luftës kundër kontrabandës, sot zhvillluan një aksion në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me ç’rast konfiskuan 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.
Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti, është hasur edhe një automjet i dyshuar të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia.


