KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtarët e Listës Serbe refuzojnë ftesat e Prokurorisë Speciale
Siguri

Zyrtarët e Listës Serbe refuzojnë ftesat e Prokurorisë Speciale

Kosova News
Kosova News 19:34 -09/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, më 9 qershor, konfirmoi se zyrtarëve të saj të lartë u janë drejtuar ftesat për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës, por ata nuk kanë dashur t’i pranojnë ato ftesa.

Siç thuhet në një komunikatë, ftesat u janë dërguar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarit Igor Simiq dhe anëtarit të kryesisë, Slavko Simiq.

“Në emër të Listës Serbe, mbesim të qëndrimi se asnjë nga personat e asaj liste, duke përfshirë anëtarët tanë, nuk do t’i përgjigjet asaj ftese, sepse është një persekutim i pastër politik që ka për qëllim persekutimin e popullit tonë nga këto hapësira, si dhe se në rast të arrestimit të cilitdo njeri nga ajo listë, do të pasojnë protestat me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, madje edhe zbatimin e mosbindjes civile”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe, transmeton REL.

Rakiq, në një konferencë për media, më 25 prill, tha se kishte informacione se Prokuroria Speciale e Kosovës kishte iniciuar procedura kundër “qytetarëve, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve dhe përfaqësuesve politikë serbë për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.

“Bëhet fjalë për ngjarjet, gjegjësisht, për protestat kundër veprimeve të njëanshme të Prishtinës gjatë vitit të kaluar. Ky është një persekutim i popullit tonë me motive etnike dhe politike. Sipas informacioneve që kemi, bëhet fjalë për procedim ndaj më shumë se 70 qytetarëve tanë”, tha Rakiq, pa e precizuar se për cilën protestë bëhej fjalë.

Policia e Kosovës për Rajonin e Veriut, më herët, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se policia po ua dërgon ftesat individëve, por nuk kanë specifikuar saktësisht se çfarë ka në ato ftesa.

REL i është drejtuar edhe Prokurorisë Speciale dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, por askush nuk iu përgjigj pyetjeve.

Pjesëtarët e komunitetit serb protestuan në tetor të vitit të kaluar, pas një aksioni të Policisë së Kosovës për të luftuar kontrabandën e mallrave në rajonet e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës së Veriut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në atë aksion janë konfiskuar “mallra kontrabandë në vlerë prej qindra mijëra eurosh”, si dhe janë mbyllur disa rrugë alternative, të cilat përdoreshin për kontrabandë mallrash.

Më herët, Lista Serbe ka thënë se u ka kërkuar vendeve të Quint-it, ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, që “të frenojnë Prishtinën që të mos shkaktojë kaos në veri të Kosovës”.

Gjithashtu, serbët lokalë në veri të Kosovës, në shtatorin e vitit të kaluar, bllokuan për dy javë pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi qeveria e Kosovës vendosi masa reciproke për targat e Serbisë.

Në ato vendkalime, gjatë gjithë kohës me qytetarët kanë qenë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në fund, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për shtensionimin e situatës dhe për zgjidhjen e përkohshme për targat, gjegjësisht që të dyja palët të vendosin letër-ngjitëse të bardha mbi simbolet shtetërore.

Marrëveshja përfundimtare është dashur të arrihet brenda gjashtë muajve dhe ai afat ka skaduar në prill, por nuk është arritur marrëveshje, kështu që regjimi i letrave-ngjitëse të bardha është ende në fuqi./indeksonline/

Gjithashtu lexoni:

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

TAGGED: ftesat, Lista serbe, Prokuroria Specilae
Kosova News 09/06/2022 09/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
10:29 -07/08/2026
Nafta sot 1.66 euro, benzina 1.42 euro për litër
10:22 -07/08/2026
Bie çmimi i derivateve për sot
09:55 -07/08/2026
Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar
09:53 -07/08/2026
Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit
09:50 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?