Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditë së sotme do të merr pjesë së paku në dy aktiviteteve, për të cilët është paralajmëruar nga Zyra për informim e Kryeministrisë.
Sipas njoftimit, Kurti nga ora 10:00 sot do të jetë në Dragash, ku do të merr pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore në këtë komunë.
Ky panair organizohet nga Expo-Sharri, ku do të promovohen produktet vendore të kësaj ane.
Më pas, kryeministri Kurti do të kthehet në Prishtinë ku do të merr pjesë në manifestimin tradicional informativo-kulturor, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.
Ky manifestim ka moton “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë” dhe do të mbahet nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.


