KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takoi deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko
Politikë

Kurti takoi deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 19:41 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko.

Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e falënderoi atë për interesimin e tij dhe afërsinë me Kosovën, inicimin e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina dhe për mbështetjen e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Teksa e njoftoi deputetin ukrainas Goncharenko me të gjitha vendimet dhe veprimet që Kosova ka ndërmarrë për solidarizim dhe përkrahje të Ukrainës; për vendosjen e menjëhershme të sanksioneve, largimin e vizave për qytetarët ukrainas, pranimin e 11 gazetarëve nga Ukraina të cilët tashmë janë banorë të Prishtinës dhe për format e tjera të solidarizimit.

Folën për situatën aktuale në Ukrainë, për rezistencën e admirueshme të popullit ukrainas, rëndësinë për të vazhduar mbështetja ndaj Ukrainës nga vendet demokratike dhe për ndikimin që agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse ka pasur në të gjithë kontinentin e Evropës. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e njoftoi më shumë për zhvillimet në Kosovë dhe qeverisjen, situatën në rajon, raportet e Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe për raportet e afërta të Serbisë me Rusinë.

Ata gjithashtu folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, organizatë kjo në të cilën Republika e Kosovës veçse ka aplikuar dhe synon të anëtarësohet. Kosova dhe populli i saj qëndron në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas, u shpreh kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kreshnik Llabjani 27/10/2022 27/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?