KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KFOR: Nuk kemi ndonjë ndryshim në prezencën tonë në veri
Siguri

KFOR: Nuk kemi ndonjë ndryshim në prezencën tonë në veri

Kosova News
Kosova News 09:12 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin në vend, misioni KFOR-it ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë shqetësim dhe se prezenca e trupave të KFOR-it në veri vazhdon të mbetet e njëjtë duke u bazuar në mandatin dhe misionin e tyre.

“Deri më sot nuk kemi ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu më tutje thuhet se komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, të Organizatave të Sigurisë së Kosovës dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e reciprocitetit të targave, KFOR-i ka thënë se ende nuk ka detaje dhe se situata aktuale karakterizohet nga çështje të ndryshme, secila me karakter politik.

“E dimë që të gjitha palët po punojnë fort për zgjidhjen e tyre, por ende nuk kemi detaje”.

Tutje në një përgjigje për RTV Dukagjini, thuhet se KFOR-i kryen misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke monitoruar nga afër situatën në terren dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.

“Është thelbësore të shmangen veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme”.

Gjithashtu lexoni:

Peci vlerëson Berishën: Si ai duhet të sillen shumica e deputetëve

Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura

Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 43-të

I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Peci vlerëson Berishën: Si ai duhet të sillen shumica e deputetëve
12:14 -07/07/2025
Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye
11:56 -07/07/2025
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura
11:46 -07/07/2025
Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 43-të
11:31 -07/07/2025
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
11:23 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?