Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sot kanë qëndruar në Kompleksin Memorial në Prekaz, me ç’rast kanë bërë nderime te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të rënët tjerë në Prekaz.
Mehaj ka shkruar se ishte emocion i veçantë kur së bashku, siç tha ai me vëllain, gjeneral Kingjin nderuan sakrificën historike të kombit tonë liridashës, pikërisht në sheshin e lavdisë madhështore të Jasharajve legjendar.
“Dhimbja, krenaria dhe lavdia e Jasharajve është vlera jonë unike e përbashkët kombëtare. Të lavdishëm gjithmonë Komandanti Legjendar Adem Jashari, Jasharajt Heroik dhe gjithë të rënët për Lirinë e Kombit dhe Atdheut!”, ka thënë Mehaj në rrjetin social./KosovaNews/






