KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: S’ka afat shtesë për targat
Siguri

Kryeministri Kurti: S’ka afat shtesë për targat

Kosova News
Kosova News 11:42 -25/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën, se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.

Ai këto deklarata i ka bërë pas Samitit të Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në vizitën e tij të fundit në Kosovë, ka kërkuar që afati për targat të shtyhet për 10 muaj, por kjo ka hasur në kundërshtim nga liderët vendorë. Kërkesën e njëjtë e ka bërë edhe Bashkimi Evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se partnerët ndërkombëtarë duhet adresojnë presionin te Serbia, që sipas saj, është burim i tensioneve. Ajo ka thënë se çështja e targave mbi të gjitha është çështje sundimit të ligjit. 

Osmani ka thënë se bandat ilegale në veri nuk po i lënë serbët t’i konvertojnë targat ilegale në ato të Kosovës.

Afati për ndërrim të targave ilegale serbe në ato RKS, duke i shfrytëzuar benefitet e ofruara nga Qeveria, përfundon më 31 tetor.

Kurti: Për targat jemi në kontakt me KFOR-in, ambasadorin e ShBA-së dhe Departamentin e shtetit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për çështjen e targave është në kontakt me KFOR-in, ambasadorin e SHBA-së dhe Departamentin e Shtetit.

Ai ka thënë se qëllimi i Qeverisë nuk është t’i befasojë aleatët.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit. Në vend se të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori ku të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legjitime. Unë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ato vetura që janë me ato targa t’i konvertojnë në targa legjitime. Shumica dërrmuese serbeve në Kosovë i kanë konvertuar targat”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se fushata po vazhdon, nëpër media e takime në mënyrë që targat RKS të shtohen, e targat tjera të jashtëligjshme të hiqen.

Ai ka thënë se do të bëjnë më të mirën e mundshme lidhur me këtë vendim.

Sipas tij, këto masa nuk janë kundër serbëve, por për serbët.

Ka shtuar se nuk mund të jenë qytetarët e barabartë në Kosovë nëse kanë targa të ndryshme.

“Edhe kur partnerët na japin sugjerime, ne i marrim seriozisht dhe i trajtojmë me kujdes. Unë jam vazhdimisht në kontakt me ministrin tim të brendshëm dhe me drejtorin e Policisë. Jam në bashkëpunim me komandantin e KFOR-it, me ambasadorin amerikane dhe State Departamentin. Ne nuk duam asnjëherë t’i befasojmë aleatët e miqtë, por kriminelët. 135.000 qytetarë serbë i kanë letërnjoftimet e Kosovës, pra edhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për gjithë komunitetin, por për një pakicë që bën mirë t’i konvertojë targat”, ka thënë ai.

Sipas tij, fushata negative dhe aktet kriminale të dhunës që e kanë origjinën në Beograd po e vështirësojnë fushatën për konvertim të targave.

Kurti: Korrupsionit po i vjen fundi, lista e pronarëve të vilave ishte tmerruese-  gjyqtarë të lartë, biznesmenë, politikanë me familjarë

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Orav flasin për rrugën drejt anëtarësimit në BE

BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Dënimi i Murat Dernjanit me 20 vjet burgim, reagon Ambasada Gjermane

Kurti e ambasadori gjerman bisedojnë për ngërçin në Kuvend

IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosova News 25/10/2022 25/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Një person nga Manastiri qëlloi ndaj policisë, plagoset dhe arrestohet
20:01 -07/07/2025
Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Vendi nuk do të hyjë në asnjë proces pa një marrëveshje të qartë
19:56 -07/07/2025
Zvicër, ngritet aktakuzë ndaj një 26-vjeçari nga Kosova, i dyshuar për përfshirje në organizata terroriste
19:50 -07/07/2025
Zyrtare: Szczesny mbetet pjesë e Barcelonës edhe për dy vite të tjera
19:48 -07/07/2025
Gazi metan vret 12 ushtarë turq në një operacion në Irak
19:44 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?