KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Korrupsionit po i vjen fundi, lista e pronarëve të vilave ishte tmerruese-  gjyqtarë të lartë, biznesmenë, politikanë me familjarë
Politikë

Kurti: Korrupsionit po i vjen fundi, lista e pronarëve të vilave ishte tmerruese-  gjyqtarë të lartë, biznesmenë, politikanë me familjarë

Kosova News
Kosova News 10:12 -25/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Samiti i Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 i ka nisur të martën punimet në Prishtinë, me ç’rast me një fjalë rasti është paraqitur kryeministri Albin Kurti, i cili në një përmbledhje të shkurtë dha shembullin e Kosovës që për një vit e gjysmë qeverisje ka shënuar progres, që mund të shërbej si model jo vetëm për rajon, por edhe më gjerë, raporton KosovaNews.

Kurti tha se për një vit e gjysmë qeverisje prej se kanë marrë mandatin janë bërë përparime të mëdha në Kosovë, duke treguar konkretisht se demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë krah për krahu.

Mes tjerash Kurti në fjalën e tij vuri theksin në luftën kundër krimit e korrupsionit, duke shtuar se janë rritur investimet e huaja e janë evidentuar 40 mijë vende të punës.

“Prej se kemi marrë mandatin qeverisës për një vit e gjysmë kemi treguar se demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë krah për krahu. Me demokraci nënkuptojmë krijimin e shteteve funksionale. Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me Qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit”, tha Kurti teksa përmendi edhe aksionin e fundit të zhvilluar kundër ndërtimeve të jashtëligjshme në Brezovicë.

Ai tha se epoka e korrupsionit në Kosovë po përfundon.

“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publikë e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milion drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, ka thënë Kurti, raporton KosovaNews.

Pamje Ekskluzive- vilat luksoze që iu sekuestruan vëllezërve të ish-presidentit Thaçi dhe deputetit Enver Hoxhaj

Ai shtoi se sikur krizat që po e prekin botën edhe Kosova po e përballet me një krizë që po e prek shumë, si ngritja e çmimit të energjisë dhe atyre të produkteve esenciale.

“Në dy dekadat e fundit ka pasur mungesë të gjenerimit të energjisë dhe tregon dështimin për riparimin e termocentraleve”, tha tutje Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë.

Ka thënë se Serbia i ka mbyllur sytë dhe po e refuzon Bashkimin Evropian në vendosjen e kufizimeve ndaj Rusisë.

Sipas tij, Serbia ka dashur t’i sigurojë edhe armët nga Rusia, investimet nga Kina, fondet evropiane por edhe tolerancën amerikane.

Ai ka thënë se ndryshe nga Serbia, Kosova ka treguar qëndrim tjetër lidhur me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Mario Bikarski, ekspert për Ballkanin Perëndimor, tha se vendet e rajonit mund të përballen me mungesë të energjisë dhe se inflacioni ka ndikuar shumë te bizneset.

“Inflacioni është duke ndikuar në shumë biznese e sidomos në ato që janë të varura nga energjia. Vendet e rajonit mund të përballen me mungesë të energjisë, të cilët atakohen nga ngritja e çmimeve”.

Temë diskutimi në këtë samit është pushtimin rus në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve që po e çojnë botën në kriza të shumëfishta.

Nga njëmbëdhjetë diskutimet, në panel përveç kryeministrit Albin Kurti, do të jenë ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ish-kryeministri grek George Papandreou, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach, ish-ndihmëssekretari amerikan Wess Mitchell dhe shumë personalitete të tjera nga fushat politike, të sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë.

Mandej flasin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Përhapen zjarret në disa komuna, cilësohet situatë alarmante

Osmani takoi ambasadorin francez, në fokus aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Operacion i madh kundër lojrave të fatit në Prishtinë, arrestohen 34 persona

Këshilli Prokurorial dhe zyra e kryeprokurorit të shtetit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës në Pallatin e Drejtësisë

Hajdari u bën thirrje deputetëve që të kryejnë obligimin kushtetues

Kosova News 25/10/2022 25/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
17:30 -07/07/2025
Dy turistë helmohen pasi hëngrën bimë në malin e Korabit, dërgohen me helikopterë për në Spitalin e Tiranës
17:12 -07/07/2025
ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë
17:06 -07/07/2025
Përhapen zjarret në disa komuna, cilësohet situatë alarmante
16:56 -07/07/2025
Vdekja e dyshimtë në Lipjan, me rastin po merret edhe Prokurori i Krimeve të Rënda
16:45 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?