KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla në Pragë, kërkon pajisje moderne për zgjerim të bashkëpunimit me Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare
Siguri

Sveçla në Pragë, kërkon pajisje moderne për zgjerim të bashkëpunimit me Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare

Kosova News
Kosova News 19:56 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po merr pjesë në  punimet  dy ditore të Ministerialit të Katërt të Procesit të Pragës “Partneriteti i Migracionit – Rruga përpara në kohë sfidash të reja” i cili po mbahet në Pragë, transmeton KosovaNews.

Përmes një postimi në facebook, ministri Sveçla ka njoftuar se me të pranishmit ka ndarë rezultatet që Republika e Kosovës ka shënuar në fushën e menaxhimit dhe luftimit të migracionit të paligjshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare si në fushën e zhvillimit të politikave, po ashtu dhe në luftimin e kontrabandës me migrant, ku vetëm këtë vit Policia e Kosovës ka arrestuar 50 persona dhe ka identifikuar 288 viktima.

Gjithashtu, në adresimin e tij, Sveçla ka njoftuar se ka theksuar angazhimin e Kosovës në rritjen e efikasitetit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare me qëllim të rritjes së sigurisë në përgjithësi si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të veprimtarive ilegale që bëhen përgjatë kufirit.

‘Gjatë këtij takimi diskutuam dhe për ndikimin e luftës në Ukrainë si pasojë e agresionit rus, ku theksova se përkundër që për shkak të pozitës gjeografike, gjendja e migrimit të Kosovës nuk preket në shkallë të gjerë nga lufta në Ukrainë, megjithatë, theksova se Qeveria e Kosovës ka treguar gatishmërinë e saj për të strehuar 5,000 refugjatë të Ukrainës si dhe Parlamenti i Kosovës ka miratuar rezolutën e cila dënon ashpër agresionin e paligjshëm, të padrejtë dhe të paprovokuar dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia.”, ka shkruar Sveçla

Ai ka thënë se në fund, ka kërkuar që për kontroll të efektshëm të kufirit, sidomos të vijës kufitare të gjelbërt, nevoja për mbështetje me pajisje moderne si dhe mbështetje në zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të tilla si FROTNEX, EUROPOL, INTERPOL është më se e nevojshme.

Postimi i Plotë

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

TAGGED: Xhelal Sveçla
Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?