KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca u drejtohet deputetëve: Unë një lutje kam, për gjithçka shtyhuni, veç jo për NATO-n dhe ShBA
Politikë

Konjufca u drejtohet deputetëve: Unë një lutje kam, për gjithçka shtyhuni, veç jo për NATO-n dhe ShBA

Kosova News
Kosova News 12:40 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027 ka shkaktuar përplasje në Kuvendin e Kosovës. Madje, deputetët debatuan edhe në lidhje me atë se kush e do më shumë Amerikën dhe NATO-n. Por, këtë debat deshi ta ‘shuaj’ kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili kërkoi nga deputetët që të mos shtyhen në Kuvend për atë se kush e do më shumë NATO-n dhe ShBA-të.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është deklaruar në lidhje me Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për periudhën 2022-2027.

Tahiri ka thënë se në dokument nuk flitet askund për synimin strategjik, i cili sipas tij është anëtarësimi në NATO.

“Kurrkund nuk flet për synimin strategjik. O njerëz, synimi jonë, i kësaj strategjie është me hy në NATO, me u siguru një herë e përgjithmonë në politikën armiqësore të Serbisë. Kjo strategji nuk është strategji, ky është dokument analitik, por nuk e jep drejtimin”, ka deklaruar Tahiri.

Në anën tjetër, deputeti nga LVV-ja, Enver Dugolli i ka shpjeguar deputetit Tahiri, se në dokument përmendet anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Shihet se nuk e ka lexu strategjinë, por unë po ia lexoj ku thotë se ‘Kosova ka synim të pazëvendësueshëm anëtarësimin dhe integrimin në NATO dhe mekanizma që sigurojnë strategjike afatgjate”, është shprehur Dugolli.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët të mos shtyhen për NATO- apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij “të gjithë i duan njësoj”.

“Unë veç e kam një lutje, për gjithçka shtyhuni në këtë Kuvend, veç më duket shumë e kotë me u shty për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes veti, se konsideroj që i duam njëjtë secili këtu. Ata që nuk i duan, si grup parlamentar, nuk janë në Parlamentin e Kosovës hiç, nuk po marrin pjesë. Ju të tjerët, si njëjtë më dukeni të gjithë kështu”, tha Konjufca.

Në kundërpërgjigje të Konjufcës, deputeti Besnik Tahiri tha se tema nuk është për dashurinë ndaj NATO-s, por për qartësinë në dokumentit të Strategjisë së Sigurisë.

“Nuk ka të bëjë këtu kush po e dashuron [NATO] më shumë ja kush ka bo më shumë për siguri, ja kush e  ka themelu ushtrinë, a kush ka ndërtu marrëveshje bilaterale apo kush ka dhënë kontribut në zhvillimin e Kosovës, nuk ke kjo tema se ajo dihet. Tema është që në këtë dokument qartësia milimetrike e synimeve strategjike të këtij vendit duhet të jetë, për shkak se fjalët i merr era e ato të shkruarat mbesin në dokument”, është përgjigjur Tahiri.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po shqyrtojnë  Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, për periudhën 2022-2027.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të

Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?