KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Frankshtajn”, fjala që përmendi deputeti Bekë Berisha sot në Kuvend
Politikë

“Frankshtajn”, fjala që përmendi deputeti Bekë Berisha sot në Kuvend

Kosova News
Kosova News 11:15 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet dhe aktualisht po shqyrtohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës 2022-2027, të cilin e prezantoi kryeministri, Albin Kurti.

E me nje fjalë rasti për këtë dokument është parqitur edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, i cili e ka quajtur dokument të dobët Strategjinë Kombëtare të Sigurisë për periudhën 2022-2027.

Ai gjatë fjalimit të tij e përdori edhe një fjalë me të cilën e përqeshi strategjinë.  

“Kjo strategji është dokument frankshtajn, do të thotë i përbërë prej dokumenteve paraprake, po ashtu të dobëta, por sikur i përforcuar pak nga fjalimet e kryeministrit”, tha Berisha, para se ta ndërpriste kryekuvendari Glauk Konjufca.

- Reklamë -

“Z. Berisha ne patëm raportin e komisionit, a ka mundësi ju lutem…”, tha Konjufca.

Në fund të fjalimit, Konjufca i tha deputetit Berisha se e keqpërdori foltoren.

Kurse paraprakisht kryeministri Kurti ka thënë se kjo është strategjia ombrellë e sektorit të sigurisë që njeh rreziqet, kërcënimet dhe sfidat për sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Kjo strategji do të prodhoj plane dhe dokumente që lidhen me sigurinë kombëtare, publike, mbrojtjen dhe diplomacinë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE.

“I kemi dhënë vëmendje institucioneve të sigurisë, kemi rritur buxhetin e FSK për 52%. Kemi ndarë buxhetin më të lartë në historinë e FSK-së. Ky buxhet është vendosje e një standardi të ri për trajtimin e Forcave të Armatosura dhe çështjeve të sigurisë. Kemi treguar seriozitetin me të cilin e shohim sigurinë në vend. Buxhetit të rritur për ushtrinë po i shtohen edhe mjetet e dhuruara në Fondin e Sigurisë nga qytetarë anë e kënd botës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se krahas rritjes së buxhetit të FSK dhe krijimit të Fondit të Sigurisë kemi përshpejtuar blerjet ushtarake, kemi krijuar linja të reja të furnizimit me sisteme të armatimit.

“Kemi themeluar grup punues për anëtarësim në NATO. Ne synojmë anëtarësim sa më shpejt në PPP dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë të sigurisë. Po punojmë për aplikimin e Kosovës për statusin kandidat në BE”, ka thënë Kurti.

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare, me disa nga pikat e rendit të ditës, që nuk kaluan seancën e fundit.

Kuvendi do të ketë në rend dite, votimin e Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili në seancën e kaluar në mungesë kuorumi gjatë procesit të votimit nuk pati vendimmarrje për të./KosovaNeës/

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?