KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri paralajmëron zhvillime të rëndësishme politike në javën e ardhshme
Politikë

Tahiri paralajmëron zhvillime të rëndësishme politike në javën e ardhshme

Kosova News
Kosova News 19:53 -23/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se java e fundit e tetorit është shumë e rëndësishme për zhvillimet politike dhe për jetën parlamentare.

Tahiri, ka radhitur disa çështjet për të cilat priten ato zhvillime si: Dialogu, Ligji për Paga, siguria, energjia, skema pensionale për 15 vjetshin, fuqizimi i gruas dhe diaspora.

Deputeti i AAK-së, premtoi se si anëtar i Komisionit për Administratë do të japin më të mirën duke thënë se nuk është ligj i hierarkisë protokollare, por është ligj që e përcakton pagën.

Po ashtu, paralajmëroi se do të ketë diskutime me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë në një tryezë tematike.

- Reklamë -

Postimi i plotë:

Java e ardhshme!

Java në të cilën po hyjmë, për jetën parlamentare dhe për zhvillimet politike është shumë e rëndësishme:

Siguria:

Ka të bëjë me strategjinë e sigurisë, e cila do të trajtohet nga kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, z. Bekë Berisha. Kemi shumë komente e sygjerime, për të përmirësuar dhe forcuar këtë dokument shtetëror.

Energjia:

Kjo lidhet me energjinë elektrike dhe diskutimet që do të kemi me akterë të ndryshëm, ekspertë vendorë e ndërkombëtarë në një tryezë tematike. Kjo është tema më e rëndësishme që prodhon siguri energjetike, politike dhe kombëtare. Deputeti Pal Lekaj do të udhëheq tryezën që do të mbahet javën tjetër.

Skema pensionale për 15 vjetshin:

Ka të bëjë me pensionistët, ata të cilët për një ditë, një javë, apo një muaj nuk i bëjnë 15 vjet, nuk mund ta gëzojnë pensionin që iu takon.

Padrejtësia më e madhe në skemën pensionale lidhet me amandamentin që prof. dr. Shemsedin Dreshaj, do t’i prezantojë në seancë. Temë kjo, e ngritur kaherë nga deputetja, Teuta Haxhiu dhe grupi parlamentar i AAK-së.

Diaspora:

Në vazhdën e komunikimit tonë me mërgatën, deputetja Time Kadrijaj do të qëndrojë në një bashkëbisedim të hapur me bashkëqytetarët tanë, motrat dhe vëllezërit në Austri më 29 tetor 2022. Synimi ynë është që dijen dhe mendjen e diasporës ta përkthejmë në veprimet e AAK-sē.

Fuqizimi i gruas:

Fuqizimi i gruas dhe përfaqësimi i saj në vendimmarrjen tonë vazhdon të jetë prioritet i yni. Deputetja Albana Bytyqi në Komisionin e Drejtave të Njeriut do të trajtojë këtë çështje. Gjatë gjithë javës, Albana do të vazhdojë komunikimin në teren në kuadër të “ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit” dhe për të adresuar kerkesat e tyre në kuvend, krejt kjo për të ngritur zërin dhe për të mishëruar idetë dhe propozimet e gruas në vendimmarrjen tonë në kuvend.

Ligji i Pagave:

Ndërlidhet me përfundimin e konsultimit publik për Ligjin e Pagave, për të cilin i kemi dhënë të gjitha kontributet tona dhe kërkojmë që ky ligj të përcaktojë pagën e secilit zyrtar, dhe mos të jetë ligj i cili do të hyjë në zbatim tek në fund të vitit 2023. Si anëtar i Komisionit për Administratë do të japim më të mirën. Shkurt, nuk është ligj i hierarkisë protokolare, por është ligj që e përcakton pagën. Gjatë javës do ta trajtojmë këtë temë.

Dialogu:

Po ashtu, është një javë e rëndësishme që lidhet me kontributin politik rreth dialogut dhe ngritjen e seriozitetit dhe diciplinës shtetërore dhe kombëtare në këtë temë. Kryetari Ramush Haradinaj do të vazhdojë punën dhe angazhimin e tij konkret.

Largimi nga parimet dhe fundamenti i ndërtimit të këtij shteti, është largim nga historia dhe e drejta jonë kombëtare dhe shtetërore.

Paçim një javë të mirë dhe me plot shëndet!

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 23/10/2022 23/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?