KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e Lajçak flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Politikë

Kurti e Lajçak flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 16:23 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takimin e radhës, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Qeveria njofton se në këtë takim është diskutuar për mbarëvajtjen e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimin e plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji si dhe për çështjet tjera aktuale.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajçak për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatën për media.

Pas takimit me Kurtin, para mediave është deklaruar emisari Lajçak, i cili duke folur për dialogun ka thënë se ju takon Kosovës dhe Serbisë ta përcaktojnë marrëveshjen finale.

- Reklamë -

“Për këtë duhet të vendosin Kosova dhe Serbia… nuk është se vendosi unë për ju dhe për këtë është dialogu”, ka thënë ai, pasi është pyetur nga gazetarët lidhur me marrëveshjen finale për të cilën së fundmi janë shtuar diskutimet se ajo mund të mos përfshijë njohjen reciproke.

Ai tutje ka thënë se diskutimet me Kurtin ishin konstruktive dhe të dobishme, ndërsa ka pranuar se kanë biseduar edhe për propozimin franko-gjerman.

“Natyrisht që e diskutuam dhe kjo është arsyeja pse vi në baza javore këtu. Por, më mirëkuptoni që nuk i ndihmon procesit nëse lëshohem ne detaje”.

I pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës që më 31 tetor të përfundojë afati për kthimin e targave nga ilegale në RKS, ka refuzuar të komentojë duke thënë se kjo çështje i takon kryeministrit Kurti.

“Takimi dhe biseda me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktive dhe e dobishme. Po bëjmë progres në diskutimet tona dhe kjo është çfarë mund të them tani. Lidhur me targat, ne e diskutuam këtë çështje dhe i takon kryeministrit Kurti të vendos, kemi pasur diskutim të hapur”.

“Ne jemi këtu të ndihmojmë dhe brenga jonë është që të mos ketë tensione dhe dhunë. Kjo nuk është në interes të Kosovës, sidomos në këtë periudhë të rëndësishme të proceseve, siç janë diskutimet për liberalizmit të vizave dhe çështja e anëtarësimit në Këshill të Evropës. Gjëja e fundit që Kosova do të kishte nevojë është dhuna”, ka deklaruar Lajçak të shtunën.

Lajçak ka folur edhe për draftin e fundit të publikuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se për këtë çështje është informuar nga mediat.

“Për draftin e Asociacionit kam mësuar në fakt nga mediat…Nuk kam qenë më parë i informuar për këtë. Kushdo që dëshiron të shkruajë drafte është i mirëpritur, por ne nuk i kemi kërkuar askujt ta bëjë këtë”. 

Lajçak pas takimit me Kurtin: Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë epilogun e dialogut

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?