KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu: Emrat e dhunuesve do të publikohen në faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Siguri

Ministrja Haxhiu: Emrat e dhunuesve do të publikohen në faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:59 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka deklaruar se personat të cilët shpallen fajtor për veprën penale të dhunës në familje ose dhunimit seksual, do të ndalohet punësimi në institucione publike, qoftë në nivelin lokal a atë qendror, do t’i ndalohet kandidimi në pozita, do t’i merret leja e vozitjes dhe nuk do të ketë rrethana lehtësuese për dhunuesit.

Haxhiu i bëri këto komente gjatë mbledhjes së Këshillit të organizatës gratë për Vetëvendosje.

“Janë miratuar një sërë vendimesh që kanë të bëjnë në Kodin penal dhe procedurës penale. Kemi bërë ndryshime për personat të cilët shpallen fajtor për veprën penale të dhunës në familje apo dhunimit seksual.

Do të ndalohet punësimi në institucione publike, qoftë në nivelin lokal apo atë qendror, do t’i ndalohet kandidimi në pozita, do t’i merret leja e vozitjes dhe nuk do të ketë rrethana lehtësuese për dhunuesit.

- Reklamë -

Trajtimi i këtyre lëndëve nuk do të zgjasë më shumë se një vit dhe emrat e dhunuesve do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thënë ajo.

Gjithashtu ajo tregoi edhe për reformat e reja në sistemin e drejtësisë ku gratë do të kenë shumë të drejta që më herët nuk i kanë pasur.

“Besoj që gratë kanë dëgjuar mjaftueshëm burrat, është koha që të dëgjohen gratë e vajzat e Lëvizjes Vetëvendosje.. kemi nisur reforma në sistemin e drejtësisë, mirëpo kjo do të ketë ndikim sidomos tek gratë dhe vajzat”.

Gratë nuk do të presin me vite për të marruar një vendim që lidhet me trashëgimin, pronën, divorcin, kujdestarinë ndaj fëmijëve apo mbrojtjen e dinjitetit të tyre në raste kur kemi dhunë fizike, psikike, seksuale apo materiale ndaj tyre… Këtë vit kanë hyrë në fuqi ndryshimet që kanë të bëjnë me ofrimet e ndihmës juridike falas për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, kemi eliminuar procedurat burokratike për kompensimin e viktimave të krimit. Për herë të parë po hartohet protokolli shtetëror për trajtimet e dhunimeve seksuale dhe dokumenti për trajtimin e dhunuesve”, tha ajo.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ku tha se gratë dhe të rinjtë janë temat më të rëndësishme për shoqërinë dhe duhet përkushtuar më shumë.

“Subjektet politike duhet të krijojnë më shumë terren për rini, më shumë platforma dhe mundësi për ta. Ne si LVV kemi menduar këtë me themelimi e organizatës Rinia për Vetëvendosjen. RVV do ta rrisë shpejtësinë e lëvizjes, kurse lëvizja do ta rris bazën rinisë. Perspektiva jonë për lëvizjen dhe shoqërinë tonë do të zgjerohet, na duhet politika barazimtare por edhe organizim”, përfundoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje nga tani e tutje do të ketë Këshillin e Grave dhe Këshillin e të Rinjve.

Haxhiu në mbledhjen e Grave për Vetëvendosjen: Kodi Penal do të ndryshohet

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?