Në kuadër të takimeve intensive për të arritur një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot po qëndron në Kosovë, raporton KosovaNews.
Ai tashmë ka mbërritur në Prishtinë, ku po zhvillon një takim me kryeministrin e vendit Albin Kurt. Në këtë takim që po mbahet në objektin e Qeverisë, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Kjo është vizita e dytë e Lajçakut në Kosovë brenda dy jave.
Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në vendin tonë kishte qëndruar edhe emisari i posaçëm i ShBA-së, Gabriel Escobar, ku ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Kurti dhe liderët e partive opozitare.
Pas Kosovës, Escobar kishte urdhëtuar për në Beograd ku është takuar me presidentin serb Aleksander Vuqiç.


