KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Mehaj: Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat, këtë duhet ta ndryshojmë
Siguri

Ministri Mehaj: Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat, këtë duhet ta ndryshojmë

Kosova News
Kosova News 13:15 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se duhet ndryshuar mendimi se ushtria është për burra e jo për gra.

Sipas tij, integrimi i grave në siguri është çështje e rëndësishme.

“Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… Integrimi i grave në sektorët e sigurisë është çështje e rëndësishme, do të ishte iluzion po të besonim se do të kishim stabilitet afatgjatë pa i përfshirë gratë”, ka thënë Mehaj në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Mehaj tha se kontributi i grave, qoftë në luftimet e UÇK-së, por edhe si mjeke, apo si gra në role të ndryshme për të ndihmuar shtetin, ka qenë i madh, njofton KosovaNews.

- Reklamë -

“Gratë kanë qenë ato që kanë vuajtur më së shumti. Numri i viktimave ishte rreth 20 mijë që janë dhunuar dhe 12 mijë shtëpi që janë djegur 1.6 mijë perona që janë zhdukur”, ka shtuar ai.

Ministri tha se nuk mjaftojnë vetëm ligjet, por duhet një sistem në drejtësi, duke shtuar se shumë krime të bëra në Kosovë, nuk janë dënuar.

Mehaj ka thënë se gratë e Kosovës kanë dhënë gjithmonë kontribut të madh në mbrojtje të territorit, si mjeke, infermiere, e vullnetare që kanë shpëtuar mijëra jetë.

Ka shtuar se gjatë luftës ishin gratë dhe vajzat që vuajtën mizoritë e luftës, ndërkaq ka kërkuar drejtësi për të përdhunuarat gjatë luftës në Kosovë.

“20,000 është numri i viktimave të sulmeve seksuale në Kosovë, ngase ashtu siç sot po ndodhë në Ukrainë, agresori këtë lloj torture fizike e psikologjike e ka përdorur si armë lufte. Prandaj, për gratë në një shoqëri ku ende vazhdon, stigmatizmi periudha pas konflikteve është tejet e rëndësishme. Ato nuk duhet të jenë viktima të heshtura, por kanë nevojë për qasje në drejtësi, që është më shumë se vetëm ligj, është sistem, është gjithçka që vjen pas luftës”, tha ai.

Mehajt ka theksuar se duhet reagim kundër dhunës, duke përmendur edhe protestat e grave në Iran të cilat po kërkojnë të drejta.

Ai ka thënë se ministria që ai drejton ka bërë përpjekje ndër vite që t’i përfshijë gratë në FSK.

“Aktualisht, në Forcën e Sigurisë së Kosovës 11,3% janë gra, që duke marrë parasysh se jemi një shtet i ri nuk qëndrojmë keq, megjithatë synimi ynë është që përqindja e përfshirjes së grave në ushtri të rritet, sepse Forca duhet të reflektojë përbërjen e popullit dhe sepse besojmë thellësisht se si burrat dhe gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të”.

Ndërkohë, që konsideroi se FSK-ja nuk qëndron keq me përfshirje, ai tha se rritja e numrit të grave në ushtri është vështirë i realizueshëm për shkak të disa arsyeve, ndër to, rastet e ngacmimeve.

“Padyshim që realizimi i këtij synimi është i vështirë ngase ushtria ende konsiderohet si vend për burrat, kjo edhe për shkak të vështirësive në planifikimin familjar, oraret e zgjatura të punës, kujdesin ndaj familjarëve, dhe rastet e ngacmimeve, megjithatë vullneti ynë është i hekurt në këtë drejtim”.

Mehaj ka deklaruar se do të ndërmerren masat që përbërja e secili bord përzgjedhës të jetë e balancuar në aspektin gjinor, dhe se do të iniciohet projekt për mbështetjen e grave ushtare.

“Do të iniciojmë projektin e mbështetjes familjare, kujdesin emergjent dhe ditor për fëmijët e ushtarëve me mision jashtë vendit, si dhe ri-evaluimin e detyrave për nënat e reja, të cilat krahas infrastrukturës ligjore që tashmë ua garanton Ministria e Mbrojtjes si: Procedurat e hapura të rekrutimit, pagë të njëjtë për grade të njëjtë për të dyja gjinitë, ngritja në grada në bazë të meritokracisë, garantimin e zbatimit të Ligjit për pushimin e lehonisë dhe pushimin prindëror, dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri, duke u mundësuar pushime dhe pauza me pagesë, do të jenë elemente inkurajuese për integrimin e grave”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?