Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, raporton KosovaNews.
Haradinaj ka thënë se në këtë takim me kryeministrin Albin Kurti kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutuam procesin dhe marrëveshjen vetë, diskutuam sfidat. Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj.
Ai shtoi se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje potenciale.
“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes. Preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Amerikën dhe evropianët”, ka thënë Haradinaj.
Në fund Haradinaj tha se marrëveshja duhet të ketë edhe vulën e ShBA-së.
“Ajo që besoj që është e rëndësishme, duke ta ketë edhe vulën e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.