KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​PE ‘shuplakë’ Serbisë: Hapja e kapitujve të rinj vetëm kur t’ia vendosni sanksionet Rusisë
Botë

​PE ‘shuplakë’ Serbisë: Hapja e kapitujve të rinj vetëm kur t’ia vendosni sanksionet Rusisë

Kosova News
Kosova News 18:34 -08/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti Evropian (PE) po i kërkon Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës dhe të marrë një vendim të qartë nëse do të anëtarësohet ose jo në Bashkimin Evropian, sipas një dokumenti të publikuar nga televizioni shtetëror serb sot.

Me vërejtjet e mëparshme lidhur me sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporti për Serbinë thoshte se “përputhja me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të negociatave të anëtarësimit”.

Teksti, i rënë dakord nga grupet kryesore politike të PE-së, theksoi “nevojën e Serbisë për t’u lidhur me qëndrimet e BE-së mbi luftën në Ukrainë, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe liritë e medias”.

Eurodeputetët thonë se mbështesin anëtarësimin e Serbisë në BE, por se kjo varet nga vullneti politik i autoriteteve serbe dhe gatishmëria për “reforma të pakthyeshme, veçanërisht në sundimin e ligjit”.

Ligjvënësit po bëjnë thirrje për sanksione urgjente, duke shprehur shqetësimin se Serbia është ndër të paktat vende evropiane që nuk ka respektuar qëndrimin e BE-së dhe se ajo është e fundit në rajon për sa i përket pajtueshmërisë me euro-bllokun.

“Ne mbrojmë që kapitujt e rinj të negociatave të hapen vetëm kur Serbia të merr masat e nevojshme në këtë drejtim, përfshirë edhe në fushën e sundimit të ligjit”, thuhet në raport.

Ligjvënësit i bënë thirrje Serbisë të rishqyrtojë bashkëpunimin e saj ekonomik me Rusinë dhe të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Moskën, duke përfshirë projekte të tilla si e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse në Nish, të cilën kritikët e shohin si një projekt të drejtpërdrejtë strategjik rus në Serbi.

Ata janë të shqetësuar edhe për blerjen e pajisjeve ushtarake nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina, duke thënë se ajo përbën 70 për qind të prokurimit total në Serbi.

Raporti përmend gjithashtu shqetësimet për raportet e përgjimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, akuza të hedhura poshtë nga zyrtarët serbë si të pabaza.

Teksti kritikon gjithashtu përhapjen e dezinformatave në lidhje me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë përfshirjen e mediave pranë qeverisë, dhe u bën thirrje autoriteteve serbe të ndërmarrin hapa vendimtarë në luftën kundër lajmeve të rreme më të përhapura.

Raporti do të votohet në një sesion të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE më 14 qershor dhe duhet të miratohet në seancën plenare të PE në qershor./kp/

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

TAGGED: PE, sanksionet, Serbia
Kosova News 08/06/2022 08/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?