Ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se të dhënat e fundit tregojnë se një litër vaj importohet me 1.40 euro ndërsa në treg del në shitje me 2.65 euro.
Ai bëri këto deklarata gjatë seancës plenare ku janë shqyrtuar dy projektligjeve, ai për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe për mbështetjen e punëve publike.
“Marzha e fitimit është 90% dhe na thuhet që nuk është problem te marzha e fitimit 90%, problemi është te TVSH-ja 8%. E cila, edhe kur hiqet siç e kemi me rastin e gastronomisë – nuk reflektohet te çmimi për qytetarin por vetëm e rritë marzhin nga 90% në 98% për tregtarin”, ka thënë Murati.
Vetëvendosje ka postuar fjalimin e Muratit në Kuvend:
Çmimi i vajit (sipas ASK-së) ditën e djeshme figuron që të jetë 2.65 cent për litër.
A e dini sa është çmimi i importit, që ka hy vaji ditëve të fundit?
Çmimi mesatar i importit për 1 litër vaj që ka hy në kufijtë tanë ditëve të fundit është 1.40 cent.
Pra, kostoja e importit është 1.40 cent, shitja në raft është 2.65 cent. Marzha e fitimit 90%.
Marzha e fitimit është 90% dhe na thuhet që nuk është problem te marzha e fitimit 90%, problemi është te TVSH-ja 8%. E cila, edhe kur hiqet siç e kemi me rastin e gastronomisë – nuk reflektohet te çmimi për qytetarin por vetëm e rritë marzhën nga 90% në 98% për tregtarin.
Këtu e kemi problemin. Dmth. partitë opozitare nuk e kanë hallin se pse tregtarët abuzojnë me çmime por shqetësimi i tyre është që të hiqet TVSH-ja, të ulen të hyrat e qeverisë prej të cilave mbështeten ata që kanë nevojë, e të trashet fitimi i tregtarëve.
Ne me këtë ligj propozojmë çmime tavan. Kemi parë se funksionon, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën sepse në Kushtetutën tonë theksohet e drejta e gjithsecilit/es për qasje në produkte bazike. Dhe, madje vetë Unicef-i së fundi ka rekomanduar vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazë.


