Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dalë të enjten në terren për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugëve.
Durmishi tha se po punohet me intensitet të lartë edhe në rrugën Prishtinë – Podujevë.
“Shumë shpejtë do të fillojmë procedurat e prokurimit për të gjitha llotot deri në hyrje të Prishtinës. E kemi përgatitur elaboratin e shpronësimit për komplet rrugën dhe këto ditë dërgohet në Qeveri të Kosovës për miratim”, ka thënë ai.
Durmishi tha se nuk do të ketë më fillime të ndërtimit të rrugëve pa vendime të shpronësimit.
“Kësisoj po sigurohemi që të mos kemi pengesa e vonesa gjatë realizimit të punimeve”, ka thënë ai.







