Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës plenare në të cilën në rend dite janë shqyrtimi i dy projektligjeve, ai për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe për mbështetjen e punëve publike.
Arsyetimin për këtë projektligj e ka dhënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se nisma e tillë vjen për të shmangur rrezikun që mund të bëhet me çmimet e produkteve themelore.
Kohë më parë, ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka thënë se duke marrë për bazë luhatjen e çmimeve në sektorin ndërtimor kanë ngecur shumë punime, prandaj edhe kanë iniciuar Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, që parasheh kompensime shtesë për operatorët ekonomikë.