KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjashtë vite burgim dhe mbi katërmijë euro gjobë për tre të akuzuarit që kultivuan narkotikë në Ferizaj
Siguri

Gjashtë vite burgim dhe mbi katërmijë euro gjobë për tre të akuzuarit që kultivuan narkotikë në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 16:54 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve; N.B., T.B., K.B., të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprave penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës të kanabisit dhe veprës penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit qysh në muajin shkurt deri më 6 korrik 2022 duke vepruar si anëtarë të grupit, në një fshat të Komunës së Kaçanikut, me dashje, pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve, në atë mënyrë që kanë marrë një shtëpi me qira në të cilën kanë zhvilluar këtë veprimtari, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 19 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve; N.B., T.B., K.B., të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, si në vijim:

N.B., për shkak të veprave penale kultivimi i bëmës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës të kanabisit nga neni 272 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1; veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

T.B., për shkak të veprës penale kultivimi i bëmës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës të kanabisit nga neni 272 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

K.B., për shkak të veprës penale kultivimi i bëmës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës të kanabisit nga neni 272 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Kryetari i Trupit Gjykues – Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurve, shpall fajtor të pandehurit N.B., T.B., K.B., ashtu që në muajin shkurt deri më 6 korrik 2022 të pandehurit duke vepruar si anëtarë të grupit, në një fshat të Komunës së Kaçanikut, me dashje, pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve, në atë mënyrë që kanë marrë një shtëpi me qira në të cilën kanë zhvilluar këtë veprimtari, mirëpo rreth orës 14:30, gjatë kontrollit brenda shtëpisë janë hasur të pandehurit të cilët janë arrestuar dhe nga aty janë gjetur bimë e kanabisit të paketuar në sasi prej 5 kg e 227.6 gram, së bashku me pajisjet për kultivimin e tyre të cilat edhe janë sekuestruar nga policia. Gjithashtu, i pandehuri N.M., me 6 korrik 2002, në banesën e tij në Ferizaj, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit “Sigsauer”, pa numër serik, ngjyrë të zezë, një karikator me 7 fishekë, të kalibrit 7.65 mm, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të banesës së tij nga ana e policisë e njëjta i gjendet dhe sekuestrohet. Andaj, të pandehurin: N.B., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë e gjashtëqind (2.600) €, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim; të pandehurin T.B., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) €, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim; të pandehurin K.B., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) €, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të pandehurit N.B., T.B., K.B., akuzohen për shkak të veprave penale të lartshënuara. Të akuzuarve: N.B., T.B., K.B., i është ndërprerë masa e paraburgimit, për shkak se kanë pushuar arsyet për të cilat ka qenë e caktuar kjo masë. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

13-vjeçari flet për vozitje me 168 km/h – Policia gjobit prindin

Pejë: Humb jetën ish-referenti i Gjykatës, dyshohet se u godit nga rryma elektrike

Eksluzive: Policia e Kosovës ndalon 3 policë të Serbisë në pikat kufitare me Serbinë

Pas vendimit për heqjen e shtetësisë, Policia nis procedurat për largim me forcë nga Kosova të serbit Nikola Vujoviq

TAGGED: Gjykata themelore në Ferizaj
Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?