KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 40 OSHC nga Kosova e Serbia: Qytetarët s’duhet të mbahen peng i dialogut
Politikë

40 OSHC nga Kosova e Serbia: Qytetarët s’duhet të mbahen peng i dialogut

Kosova News
Kosova News 12:08 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shmangie të tensioneve, mosbesimit dhe retorikës së zjarrtë në mes të Kosovës dhe Serbisë, kanë kërkuar 39 organizata të shoqërisë civile nga të dyja vendet të mërkurën në një thirrje të përbashkët që qytetarët s’duhet të mbahen peng i dialogut.

Në deklaratën e tyre, këto organizata kanë shprehur shqetësimin për mungesën e progresit në dialogun në mes të dy vendeve për komunitetet lokale në Serbi dhe Kosovë.

“Qytetarët janë ata që vuajnë më së shumti nga vazhdimësia e tensioneve dhe mosbesimit. Prandaj, të gjitha palët duhet të reshtin retorikën e zjarrtë që cenon dhe dëmton marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet komuniteteve. Shtrirja e paqartësive duhet të reduktohet përmes transparencës dhe llogaridhënies. Të gjithë qytetarët duhet ta kenë të qartë se çfarë është rënë dakord, ndërsa vetë procesi i dialogut duhet të afrohet me vetë qytetarët e prekur prej tij”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Këto 39 organizata kanë thënë se edhe lëvizjet e lirshme të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në rrugët e Prizrenit, janë mesazh pozitiv i respektit të ndërsjellë e bashkëjetesës paqësore dhe japin shpresë për të ardhmen.

Megjithatë, ato kanë bërë thirrje për përparim të prekshëm në sërë fushash të tjera. Kanë thënë se Lista Serbe po dështon t’i përfaqësojë nevojat e komunitetit serb në Kosovë.

“Mungesa e vazhdueshme e deputetëve të tyre në Kuvendin e Kosovës do të thotë që zgjedhësit e tyre dhe problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen nuk po shprehen në mënyrë efektive. Ne bëjmë thirrje për kthimin e menjëhershëm dhe pjesëmarrjen aktive të Listës Srpska”, thuhet në deklaratë.

Organizatat kanë kërkuar nga Kosova e Serbia të angazhohen më shumë për zgjidhjen e demarkacionit të Mitrovicës së Veriut, e që ura kryesore në Mitrovicë të shërbejë si hapësirë gjithëpërfshirëse që lidh njerëzit nga dy anët e Ibrit.

Për targat, këto organizata kanë ftuar palët për konstruktivitet që të gjendet zgjidhje që s’i dëmton qytetarët.

“Pikat e reja të kalimit për të cilat është rënë dakord më parë duhet të hapen menjëherë për të lehtësuar udhëtimin e qytetarëve pa kaluar distanca dhe vonesa të panevojshme. Fluksi i lirë i qytetarëve do të duhej të jetë pjesë themelore e normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në thirrjen e tyre.

Njohja reciproke e diplomave ka ngecur, duke çuar në mungesë të stafit jetik në institucionet kryesore publike në Serbinë jugore dhe në Kosovë, për shembull, duke përfshirë ata që kanë të bëjnë me shëndetësinë, arsimin, drejtësinë dhe aksesin në shërbime më gjerësisht, kanë vlerësuar organizatat nënshkruese që kanë thënë se “ky është shembulli më i thekshëm i pasojave të moszbatimit të asaj që është rënë dakord dhe do të duhej të trajtohet pa vonesa të mëtejshme”.

Për shqiptarët në Luginë, këto organizata kanë thënë se ka ndjesi që integrimi i tyre po dëmtohet nga marrëdhëniet e tensionuara.

“Plani prej shtatë pikash për integrim do të duhej të jetë prioritet për qeverinë e re të Serbisë, duke përfshirë përfshirjen e përfaqësuesve shqiptarë në Trupin Koordinues të saj për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Shqetësimet që kanë të bëjnë me kryerjen e regjistrimit të popullsisë në Medvegjë do të duhej të adresohen menjëherë dhe do të duhej të bëhet një rishikim i plotë i procesit të pasivizimit”, thuhet në letër.

OSHC-të nga Kosova dhe Serbia kanë thënë se mbështesin çfarëdo procesi që mund t’i japë vrull të ri e energji pozitive dhe nga i cili mund të përfitojnë qytetarët nga të gjitha sferat e jetës.

“Ndërtimi i besimit dhe konfidencës është jetik për marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet komuniteteve në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Nënshkruesit:

Advocacy Center for Democratic Culture, (ACDC) North Mitrovica

AKTIV

Balkan Forum

Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)

Civic Initiatives, Belgrade

Centre for Peace and Tolerance (CPT)

Community Building Mitrovica (CBM)

European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI)

European Movement in Serbia (EMIS)

European Fund for the Balkans (EFB)

Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)

Gorazdevac Media Group

Human Center Mitrovica

Junior Chamber International Prizren (JCI- Prizren)

Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit

Reklama

Kosova info

Laëyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)

Mitrovica Ëomen Association for Human Rights (MËAHR)

Ministria e Lajmeve Preshevë

NGO Be Active 16 Preshevë

NGO Integra

Peer Educators Netëork (PEN)

Pozitiv 365 Preshevë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina

Qendra Kosovare për Studime Gjinore

Qendra Mediale Çagllavicë

Rahim Salihi, Aktivist i shoqërisë civile

Radio Astra Prizreni

Radio Peja

Sbunker

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës

TV Prizreni

The Future Bujanoc

Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanovac

Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës

Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Serbia

Youth Trails Preshevë

Gjithashtu lexoni:

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?