KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Vuçiqi po përgatit agresion ushtarak në Ballkan si Putini
Politikë

Gërvalla: Vuçiqi po përgatit agresion ushtarak në Ballkan si Putini

Kosova News
Kosova News 22:08 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë po diskutohet në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministrja e Punëve të Jashtme te Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka shënuar rritje ekonomike dhe rritje rekorde të investimeve të huaja.

“Edhe këtë vit kemi pasur rritje të konsiderueshme derisa agresioni rus mbi Ukrainë preku edhe vendin tonë”.

Ajo ka thënë se Kosova po shënon sukses në sundimin e ligjit.

- Reklamë -

“Kemi arsye për të shpresuar se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe shumë shpejti do të aplikojmë edhe për anëtarësinë në BE dhe partneritet me NATO-n”.

Gërvalla ka thënë se periudha kalimtare e tabelave të paligjshme shumë shpejt do të kalojë.

“Këto vetura që nuk kanë regjistrim të ligjshëm nuk do të lejohen të dalin në rrugë. Serbia po kërcënon serbët lokal që pranojnë targat e Kosovës. Disa prej veturave të këtyre qytetarëve tashmë janë djegur vetëm pse kanë pranuar targat. Këshilli i sigurimit nuk duhet ta injorojë këtë fakt.

Ministrja e Jashtme thotë se Serbi vite më parë kishte pranuar marrëveshjen për targat, por sipas saj “Serbia si gjithmonë shkel marrëveshjet e arritura. Ne kemi vendosur reciprocitetin, dhe ky nuk është agresion”.

Kosova nuk ka kërcënuar e as destabilizuar situatën, ka vijuar Gërvalla, derisa ka shtuar se Serbia është ajo që kërkon destabilitetin.

“Vuçiqi ka qenë pjesë e propagandës së Millosheviqit”, ka kujtuar Gërvalla derisa ka kujtuar deklaratën e tij për Bosnjën.

“Për çdo serbë të vrarë, do të vrasim 100 myslimanë”.

“Bashkësia ndërkombëtare është alarmuar se ideologjia e “botës serbe” në Ballkan mund të çojë në luftëra të reja. Vuçiqi po përgatit agresion ushtarak në Ballkan ashtu sikurse Putini”, deklaroi tutje Gërvalla.

Ajo ka përmendur manovrat e shumta ushtarake që Serbia ka bërë së bashku me Rusinë viteve të fundit./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

Tentuan ta ngjyrosnin simbolin “I Love Mitrovica”, arrestohen kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje

Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike
11:22 -05/06/2026
Tentuan ta ngjyrosnin simbolin “I Love Mitrovica”, arrestohen kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut
11:09 -05/06/2026
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit
10:54 -05/06/2026
Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj
10:36 -05/06/2026
Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve
10:29 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?